Britani e Madhe, vaksina Pfizer/BioNTech Covid-19 merr miratimin për përdorim
Autoriteti Rregullator Britanik për Farmaceutikën ka miratuar përdorimin emergjent për një vaksinë koronavirus të prodhuar nga kompania farmaceutike me bazë në Gjermani, Biontech dhe partneri i saj amerikan, Pfizer.
Të dy firmat e bënë njoftimin në Mainz dhe Nju Jork.
Kjo do t’i japë Britanisë dritën jeshile për një vaksinë të koronavirusit më shpejt sesa Bashkimi Europian dhe SHBA, raporton ATSh.
Dërgesat e para do të mbërrijnë në Britaninë e Madhe brenda pak ditësh.
Kompanitë kanë një marrëveshje për të shpërndarë një total prej 40 milionë dozash.
Të dy firmat e quajtën këtë aprovim të parë emergjent për një Covid-19 “një moment historik novator për të adresuar pandeminë”.