Festivali folklorik “Hasi Jehon 2020” mbahet me 5 dhe 6 dhjetor

Për shkak të masave anti covid, këtë herë festivali mbahet pa praninë e publikut, kurse anëtarët e ansambleve dhe shoqërive duhet të respektojnë protokollin e pandemisë.

Më 5 dhe 6 dhjetor, në Gjonaj marrin pjesë shoqëri dhe grupe artistike nga vise të ndryshme shqiptare. Këngë, valle e rite do të prezantohen në skenën e SHKA “Malësori”, nikoqir i festivalit “Hasi Jehon”.

Transmetimi i festivalit për publikun do të bëhet përmes Televizionit të Prizrenit.

Me 5 dhe 6 dhjetor, “Festivali Hasi Jehon 2020”, prej orës 20.30, në shtëpitë tuaja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *