Burri nga Suhareka nuk e di vendndodhjen e gruas së tij, e lajmëron rastin në polici
Një burrë nga Suhareka e ka raportuar si të zhdukur në polici gruan e tij.
Ai ka thënë se gruaja ka dalë nga shtëpia dhe nuk e di se ku ndodhet ajo.
Rasti është duke u hetuar.
Njoftimi i plotë i policisë:
PERSON I ZHDUKUR /Suharekë 15.06.2022 – 10:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet për vendndodhjen e saj. Policia është duke hetuar rastin.