Naim Cahani: Prizreni si i vyshkën po shkon diçka

Naim Cahani, pjesëtar I Shoqërisë civile kritikon qeverisjen lokale dhe opozitën.

 “Nga këndi i këqyrjes “seri”, po ju them qitu publikisht, se krejt çka kisha mujt me përmbledh këtë qeverisjen aktuale në Prizren, mbetet vetëm një Plan i punës për 2022, i cili as elementet e një plani nuk i ka” thotë për pozzitën ndërsa për opozitën… “Konferenca e opozitës (LVV) ishte si ato daljet e fëmijëve kur të bie bora e parë, për me bo ndonjë dordolec. Nuk është me rëndësi a del dordoleci mirë në fund, me rëndësi është vetëkënaqja e fëmijëve që kanë marrë pjesë në process.”

Postimi i plotë:

Prizreni si i vyshkën po shkon diçka

Shumë shokë e shoqe po më pyesin, qysh po e shoh qeverisjen aktuale dhe opozitën në Prizren.

Nga këndi i këqyrjes “seri”, po ju them qitu publikisht, se krejt çka kisha mujt me përmbledh këtë qeverisjen aktuale në Prizren, mbetet vetëm një Plan i punës për 2022, i cili as elementet e një plani nuk i ka. Eh po, se kesh tu harru edhe arsyetimin e kësaj qeverie lokale si zbulim epokal, “që miratimi i buxhetit nuk ka qenë përgjegjësi e jona” – edhe  kjo ishte epike për këtë qeverisje lokale 🤦🤦

Konferenca e opozitës (LVV) ishte si ato daljet e fëmijëve kur të bie bora e parë, për me bo ndonjë dordolec. Nuk është me rëndësi a del dordoleci mirë në fund, me rëndësi është vetëkënaqja e fëmijëve që kanë marrë pjesë në proces 😂😂

Unë mo nuk foli, besoj që edhe ju më kurseni me pyetje 😊😊

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *