Çfarë ndodhi sot në Prizren, policia jep informacione për viktimën dhe të dysharit për “vrasjen në tentativë”

Policia ka dhënë detaje për “vrasjen në tentativë” të ndodhur sot në rrugën ‘’Transiti i vjetër’’ në Prizren.

Policia njofton se pas një zënke në mes të viktimës mashkull kosovar shqiptar, viti i lindjes 1966 dhe të dyshuarve Sh.M. (viti i lindjes 1993) dhe D.M. (viti i lindjes 1991), dyshohet se njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës me ç’ rast i ka shkaktuar lëndime trupore.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka arrestuar dy të dyshuar.

Lidhur me rastin është konfiskuar një revole dhe gjashtë fishekë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Me datën 10.10.2023 rreth orës 14:30 Stacioni Policor Prizren ka pranuar informacion se në rrugën ‘’Transiti i vjetër’’ në Prizren pas një zënke në mes të viktimës mashkull kosovar shqiptar, viti i lindjes 1966 dhe të dyshuarve Sh.M. (viti i lindjes 1993) dhe D.M. (viti i lindjes 1991), dyshohet se njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës me ç’ rast i ka shkaktuar lëndime trupore.

Njësitet policore relevante me urgjencë i janë përgjigjur rastit. Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore në qendrën emergjente në spitalin rajonal të Prizrenit dhe sipas mjekut kujdestar gjendja e tij është stabile.

Zyrtarëve policor kanë arrestuar dy të dyshuarit e lartëcekur dhe në vendin e ngjarjes është konfiskuar edhe një (1) revole e tipit Cervena Zastava e kalibrit 7.65 mm dhe gjashtë (6) fishekë të cilat do të përdorën dëshmi për gjykatën.

Rrethanat se si ka ndodhur rast në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke u hetuar nga ana e njësiteve relevante të cilat kanë në vendin e ngjarjes, rasti i cili nga prokurori i shtetit është cilësuar ‘’Vrasje në tentativë’’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *