“Daja rrahu nipin”, “Burri rrahu gruan për xhelozi”, raportohen 6 raste të dhunë në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar për gjashtë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë.

Në Malishevë është arrestuar një person pasi për shkaqe xhelozie e ka kanosur verbalisht gruan me të cilën bashkëjetonte.

“Malishevë 05.02.2022 – 01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti për shkaqe xhelozie, e ka kanosur verbalishtë viktimën femër kosovare, me të cilën bashkëjeton. Me vendim të prokurorit, i dyshuar pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në një rast tjetër në Malisheve është arrestuar një person pasi e ka rrahur nipin e tij të mitur. Ai është liruar në procedurë të rregullt.

“Malishevë 05.02.2022 – 14:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka rrahur nipit e tij të mitur viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Edhe në Prizren u arrestua një person për shkak se sulmoi fizikisht djalin e tij.

“Prizren 05.02.2022 – 00:20. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje në familje, është sulmuar fizikisht nga babai i tij i dyshuar mashkull kosovar, i cili ishte nën ndikim të alkoolit. I dyshuari me vendim të prokurorit, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

E në një rast tjetër në Prizren është arrestuar një person për shkak se ka shkaktuar dhunë ndaj babait të tij.

“Prizren 05.02.2022 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka shkaktuar dhunë ndaj babait të tij viktimës mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

NË Prizren u arrestua edhe një grua pasi ushtroi dhunë ndaj fëmijës dy vjeçar dhe burrit të saj.

“Prizren 05.02.2022 – 18:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare ka ushtruar dhunë ndaj fëmijës së tyre dy vjeçar dhe më pas ka sulmuar fizikisht edhe ankuesin. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, në Drenas janë intervistuar burrë e grua pasi u rrahën mes veti.

“Gllogoc 05.02.2022 – 00:02. Raportohet se pas një mosmarrëveshje në qift bashkëshortor, të dyshuarit një mashkull dhe një femër kosovar-e, janë rrahur mes veti. Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësorë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *