Daka: Procesi zgjedhor jashtë vendit është i manipulueshëm dhe na nevojiten mekanizma të mbrojtjes
Kryetarja e KQZ Valdete Daka, ka thënë se zgjedhjet jashtë vendit janë lehtë të manipulueshme, andaj nevojiten mekanizma, për mbrojtjen e votës, kur ka folur për propozimin që ka ardhur nga këshilli ligjor për verifikim të votës përmes telefonit për mërgimtarët.
Daka ka thënë se ky propozim është diskutuar shumë, por për KQZ-në me e rëndësishme integriteti zgjedhor.
“KQZ në radhë të parë e kemi integritetin e procesit zgjedhor. Qoftë nga diaspora qoftë nga këtu duhet të jenë të sakta. Prandaj ai vendim i djeshëm është në funksion të integriteti zgjedhor. Procesi zgjedhor jashtë vendit është i manipulueshëm dhe na nevojiten mekanizma të mbrojtjes dhe të vërtetojnë se janë ata që kanë aplikuar për tu regjistrua jashtë Kosovës”.
Ariani Elshani, nga zyra Ligjore, ka thënë se janë të obliguar që të krijojnë standard.“Ai vendim ka ardhur nga vullneti i anëtarëve.
Në këshill realisht kemi qenë dakord lidhur me nenet brenda udhëzimit. Ai rekomandoi që të miratohet këshilli për çështje ligjore”.