“Damart e qafës kam me t’i kputë me thikë”/ Kërcënohet drejtori i shkollës në Suharekë, për rastin e mësimdhënëses me shami

Në fshatin Reshtan të Suharekës është arrestuar drejtori i shkollës në të cilën u largua nga puna një mësuese me mbulesë islame me vendim të Këshillit të Prindërve.

Këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit ditor.

“Ankuesi mashkull kosovar (drejtor shkolle) ka raportuar se si pasojë e largimit nga puna të një mësimdhënëseje përmes rrjeteve sociale është duke u kanosur nga një grup i personave, ku njëri prej tyre është i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raport.

Në dëshminë e drejtorit të dhënë para hetuesve policorë thuhet se në vazhdimësi është sharë e kanosur në rrjete sociale nga persona të ndryshëm. Ndër kërcënimet që ka marrë, sipas informacioneve të para është edhe një mesazh me fjalët “damarët e qafës kam me t’i kputë me thikë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *