Dance Pri Fest dhe SHKA “Agimi” marrin pjesë në festivalin më të madh ndërkombëtar garues të vallëzimit “Cheonan World Dance Competition” në KOREN JUGORE

Dance Pri Fest dhe SHKA “Agimi” janë shenja dalluese e Prizrenit. Përveç paraqitjes para publikut vendor me programet e pasura të trashëgimisë sonë, këto dy organizma kulturor e kanë përfaqësuar Prizrenin dhe Kosovën  me shumë sukses në arenën ndërkombëtare. Në vitet e fundit Dance Pri Fest dhe SHKA “Agimi” po marrin pjesë në shumë festivale jashtë Kosovës, nga të cilat janë kthyer me shërblimet kryesore dhe me fjalët më të mira.

Gëzim Sertollaj koreograf, thotë se se këto dy organizma kulturorë, kudo që marrin pjesë lënë gjurmë. Së fundmi është realizuar një dëshirë për pjesëmarrje në festivalin më të madh ndërkombëtarë në Korenë Jugore.

“Pas përpjekjeve të vazhdueshme dhe përkushtimit të ekipit tonë, si dhe ndihmës së pa kursyer të drejtoreshës së Fidaf Kosova Xymmi Grajqevci , jemi krenar të njoftojmë se kemi marrë ftesën për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në festivalin më të madh ndërkombëtar garues të vallëzimit “Cheonan Ëorld Dance Competition” në KORE JUGORE , thotë Gëzim Sertollaj.

Më tej ai shton se “është e jashtëzakonshme për ne si shoqata kulturore, ftesa për të performuar në këtë festival prestigjioz dhe më të rëndësishmin në kuadër të valleve folklorike, si dhe një vlerësim i madh për punën tonë dhe një mundësi shtesë për të prezantuar edhe më gjerësisht kulturën dhe artin tonë”.

Gëzim Sertollaj premton se do ta paraqesin denjësisht kulturën dhe trasjëgiminë tonë. “Do te mundohemi të japim maksimumin dhe të paraqesim një performancë të jashtëzakonshme në këtë garë ndërkombëtare”.

Falenderimi sias Gëzim Sertlollajt i takon Komunës së Prizrenit dhe Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sortit te cilët kanë treguar gatishmërinë për t’i përkrahur në këtë ngjarje shumë madhore!

“ Gjithashtu ftojmë edhe komunitetin e bizneseve vendase të na bashkangjiten në realizimin e këtij udhëtimi” thotë Gezim Sertollaj.

Festivali në Korenë Jugore fillon me 3 tetor, ndërsa Dance Pri Fest dhe SHKA “Agimi” janë duke i bërë përgatitjet për këtë festival.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *