Dega e LDK-së në Prizren: Qeverisja lokale në Prizren ka shënuar vetëm regres, duke e dëshmuar edhe një herë se kjo parti ka tendenca të qarta që të zhytet thellë në veprime korruptive.
Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, ka organizuar sot konferencën e fund vitit për media, ku janë adresuar të gjeturat gjatë qeverisjes një vjeçare në Prizren.
Sipas anëtarit të kryesisë, Kastriot Jahaj, kryetari aktual i Prizrenit gjatë një viti në pushtet nuk ka arritur të përmbushë as për së afërmi premtimet. Përkundrazi, qeverisja lokale në Prizren ka shënuar vetëm regres, duke e dëshmuar edhe një herë se kjo parti ka tendenca të qarta që të zhytet thellë në veprime korruptive. Këtë e kanë dëshmuar që nga dita e parë dhe fatkeqësisht kemi disa akuza të ngritura ndaj zyrtarëve të komunës.
Për një vit të qeverisjes të Shaqir Totajt si kryetar, Prizreni hyn në radhën e qyteteve më të ndotura në Kosovë, qytet i pa sigurt dhe me ngecje në zbatimin e rendit dhe ligjit. Abuzimet me konkurset në Arsim dhe Shëndetësi, dhe mungesa e kapaciteteve profesionale, janë shembujë që përshkruajnë më së miri kulturën e keq qeverisjes dhe abuzimit me pushtetin.
Qeverisja e PDK-së është karakterizuar me skandale në punësim dhe me dhjetëra kallëzime penale në prokurori, duke filluar nga vet kryetari Totaj, e pastaj nga dhe ndaj drejtorëve të tij. Kallëzimet penale dhe aktakuzat e shumta që u ngritën ndaj zyrtarëve të kësaj qeverisje, janë dëshmi e shkeljeve të mëdha që po e shoqërojnë këtë qeverisje për këtë vit.
Qytetarët e Prizrenit vazhdojnë të ballafaqohen me mungesë të ujit të pijes, me rrugë të pa asfaltuara, trotuare të pa ndriçuara dhe me një komunikacion shumë të ngarkuar dhe të pa organizuar. Intervenimet
e deritanishme që janë bërë në infrastrukturën e qytetit janë kozmetike, e me raste sa për t’i përmbushur apetitet e një pushteti të korruptuar, por asnjëherë për t’i adresuar nevojat e qytetarëve.
Kryetari Totaj, ishte paketuar si një figurë ndryshe, një reformator brenda PDK-së dhe si i tillë ishte paraqitur edhe para qytetarëve të Prizrenit, por me këtë qeverisje ai po dëshmon se është i njejtë dhe ka tendenca të qarta që të përfshihet në veprime korruptive.
LDK dhe asambleistët e saj, gjatë këtij viti kanë qenë vendimtarë në punën e Kuvendit Komunal të Prizrenit, madje shpesh edhe duke tejkaluar interesat partiake për t’i bërë votën pushtetit në projekte qenësore për qytetarët. Mirëpo, LDK me të gjitha mjetet politike do të luftojë përpjekjet për degradim të qytetit, aferat korruptive dhe nepotizmin në qytetin tonë.
Ju premtojmë që ky është vetëm fillimi, LDK do monitorojë nga afër qdo veprim të qeverisjes aktuale, do ofrojë zgjidhjet alternative për problemet e qytetareve dhe do jetë zë i fuqiëshëm dhe i mirë artikuluar për interesat e qytetarëve të Komunës sonë. Për këtë na duhet ndihma edhe grupeve tjera shoqërore e veqanërisht ndihma juaj të nderuara media.
Më poshtë kemi listuar shkeljet që e karakterizuan këtë vit të qeverisjes.
Qeverisja e keqe dhe konkurset
1. Përpilim i mangët i Akteve Ligjore që ka rezultuar me anulimin dhe kthimin nga ana e Ministrisë së Pushtetit Lokal;
2. Dështim total në leminë e arsimit e kompremetim i skajshëm me konkurse (hapen me vonesë, anulohen, hapen dhe prap neglizhohen, përzgjidhen drejtor jo profesionistë shkollash, menaxherë të pa dëshmuar e militantë partiak të partive në koalicionin qeverisës);
3. Në Komisioni për përzgjedhje të Drejtoreve, anëtarët nuk e flasin Gjuhën Shqipe;
4. Në një konkurs për drejtor shkolle, pas kërcënimeve dhe shantazheve, komuna detyrohet ta anulojë konkursin dhe për qudi në konkursin e ri kërcënuesi del të jetë më i poentuari;
5. Mbetet histori në vete konkursi për stomatologë i shpallur gati një vit më parë dhe mbetet enigmë sepse ka përfunduar çdo procedurë e nuk është vendosë asgjë (sigurisht mospajtim partnerësh të koalicionit);
6. Neglizhencë e pashpjegueshme në Drejtorinë e Mirëqenies Sociale. Ata kanë zhvilluar të gjitha procedurat e përzgjedhjes së rasteve sociale që nuk kanë strehë mbi kokë, pozicion buxhetor i votuar për këto raste, por që ende nuk ka filluar asnjë veprim konkret;
7. Stadiumi i qytetit “Përparim Thaqi”
Ky projekt ka filluar së realizuari para 7 viteve, në kohën e udhëheqjes së PDK-së dhe në udhëheqjen e VV-së, e deri tani ka mbetur pa përfunduar. Edhe ajo punë që është bërë, dita ditës po dëmtohet ngase materiali i vendosur në tribuna ka qenë i dobët dhe si i tillë po demolohet;
8. Pishina Olimpike
Projekt i filluar në kohën e Ramadan Mujës, që nuk është përfunduar as gjatë mandatit të VV-së dhe nga ajo kohë e deri më tani ky projekt ka dështuar;
9. Këndi i rekreacionit i quajtur PUMPTRACK
Ky projekt i ndërtuar para qendrës sportive, përveç se është bërë në vendin e gabuar, po shihet si dështim sepse nuk është përfunduar siç duhet;
10. Ndërtimi dhe renovimi i Qendrës Sportive
Çdo vit investohen me qindra e mijëra euro dhe tani, pikërisht në këtë kohë të ftohtë dimri aty gjoja se po punohet sërish;
11. Furnizimi me ujë në fshatin Lutogllavë. Bazeni ka ujë dhe sistemi i ujësjellësit është, por për një defekt që nuk e mbikëqyrë Hidroregjioni jugor, banorët e asaj ane nuk kanë furnizim me ujë.
12. Shumë projekte vitale të premtuara as që kanë filluar, si rregullimi i teleferikut, shtrati i lumbardhit, nënkalimi BVI – Bazhdarhane, etj.
13. Lirimi i Tranzitit në Lagjen Arbana. Është premtuar se do të përfundojë në tre muajt e parë të qeverisjes, pastaj është thënë në vititn e parë dhe ende asnjë veprim konkret nuk është ndërmarrë për lirimin e kësaj rruge.
14. Vazhdojnë ndërtime e mbindërtime pa kriter duke e cënuar edhe zonën e mbrojtur
15. Sot, shumë lagje në qytet ballafaqohen me mungesë të ujit të pijshëm dhe nuk është ndërmarrë asnjë veprim në këtë drejtim.
16. Para pak ditësh është nënshkruar Kontrata për mirëmbajtjen e oborreve dhe kopshteve të objekteve shëndetësore me vlerë 155.000.00 Euro. Nga ana tjetër, Komuna ka kontratë 3 vjeqare me Caritas-in ku një ndër shërbimet që duhet mirren është edhe mirëmbajtja e objekteve shëndetësore. E nënshkruar me 24.08.2022, valide deri më 23.08.2025. Komuna në anën tjetër ka tender aktivë e cila lejon blerjen e pajisjeve jo-medicinale. Pra mund të bëhet blerja e pajisjeve për pastrimin dhe kujdesjen për kopshtet pranë objekteve shëndetësore dhe këtë shërbim ta kryejnë stafi teknik i atyre objekteve.
Shëndetësia duhej ti kishte prioritet shërbimet që i prek qytetarët, jo kopshtet e objekteve shëndetësore.