Arrestohet një person në Xërxë, dyshohet se vodhi barna në shtëpinë e shëndetit

Është arrestuar një person në fshatin Xërxë të Rahovecit, pasi dyshohet se ka vjedhur barna në shtëpinë e shëndetit në këtë fshat.

Mirëpo, ai dyshohet se në raste tjera ka vjedhur disa kabllo elektrike dhe pajisje tjera.

Rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”.

“ Fsh. Xërxë, Rahovec 21.12.2022 – 07:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka vjedhur një sasi të barnave në shtëpinë e shëndetin në fsh. Xërxë. Po ashtu dyshohet se në raste tjera ka vjedhur edhe disa kabllo elektrike dhe pajisje tjera. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *