Deputetja e VV-së e akuzuar për korrupsion, shkon në Kuvend dhe mungon në seancën gjyqësore

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Jetmire Vrenezi ka munguar sot në seancën gjyqësore, pasi është akuzuar për keqpërdorime të pozitës zyrtare.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë se Vrenezi ka munguar në seancën gjyqësore, për shkak se ka marrë pjesë në seancën konstituive të Legjislaturës së 8-të të Kuvendit të Kosovës.

E njëjta është zgjedhur deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Dite e bardhe per Jetmire Vrenezin dhe LVV! Për shkak se e akuzuara Jetmire Vrenezi është duke marrë pjesë në seancën konstituive të Legjislaturës së VIII-të të Kuvendit të Kosovës, në Gjykatën Themelore në Prizren ka dështuar të mbahet seanca e paraparë për të hënën, për rastin ku e njëjta, së bashku me të akuzuarit Islam Thaqi, Egzonë Morina-Thaqi, Arian Taraku, Isë Bislimaj dhe Shqipëron Krasniqi po akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare! Qeverisja e mire, sundimi i ligjit! Dita e mire, shihet ne mengjes. Mengjesi, fillimi shume i zymte”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social Facebook.

Për shkak se e akuzuara Jetmire Vrenezi është duke marrë pjesë në seancën konstituive të Legjislaturës së VIII-të të Kuvendit të Kosovës, në Gjykatën Themelore në Prizren ka dështuar të mbahet seanca e paraparë për të hënën, për rastin ku e njëjta, së bashku me të akuzuarit Islam Thaqi, Egzonë Morina-Thaqi, Arian Taraku, Isë Bislimaj dhe Shqipëron Krasniqi po akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Lidhur me mungesën të akuzuarës Vrenezi, gjykatësja Kimete Kicaj tha se mbrojtësi i të akuzuarës, avokati Ardian Morina përmes parashtresës ka kërkuar që seanca e sotme të mos mbahet, me arsyetimin se e mbrojtura e tij ka fituar mandatin e deputetes dhe e njëjta me 22 mars 2021, në ora 10:00, do të marr pjesë në seancën e konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në këto rrethana, gjykatësja Kicaj e ka shtyrë seancën për nesër, 23 mars 2021, në ora 10:00, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prezent në sallë të gjykimit ishte prokurori Mehdi Sefa, ndërsa munguan edhe të akuzuarit tjerë dhe mbrojtësit e tyre, për të cilët gjykatësja Kicaj tha se ishin njoftuar paraprakisht se seanca nuk do të mbahej.

Prokuroria Themelore në Prizren, më 20 dhjetor 2019, ka ngritur aktakuzë ndaj Islam Thaqit, Jetmire Vrenezit, Egzonë Morina-Thaqit, Arian Tarakut dhe Isë Bislimajt, për veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Në aktakuzë, thuhet se me 19 dhe 21 korrik 2019 në Prizren, në objektin “Abi Çarshia”, të akuzuarit Islam Thaqi në cilësin e drejtorit të Inspektoratit, Jetmire Verezi dhe Egzona Morina Thaqi inspektore të ndërtimtaris, Arianit Taraku dhe Isë Bislimaj zyrtarë në drejtorin e Inspektoratit si dhe Shqipëron Krasniqi përfaqësues ligjor në Komunën e Prizrenit, në cilësin e përsonave zyrtarë, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtarë i tejkalojnë kompetencat e tyre me qëllim të shkaktimit të dëmit “Abi” SHPK në Prizren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *