Deri të dielën nxehtë, nga java tjetër ndryshon moti

Mot kryesisht me diell do të mbajë sot në Kosovë.

Prishtina Weather njofton se deri në fundjavë moti do të jetë stabil e kryesisht me diell.

Sot do të vazhdojë të mbajë mot i nxehtë dhe kryesisht me diell. Orëve të pasdites do të ketë zhvillime të vranësiva të pakta lokale, mirëpo pa gjasa për të reshura

Javën e ardhshme mund të priten periudha me rrebeshe e bubullima dhe temperatura përreth vlerave mesatare.

Indeksi i cilësisë së ajrit në përgjithësi do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira, mirëpo orëve të pasdites vende-vende rritje do të shënojnë koncentrimet e ozonit sipërfaqësor që edhe shtynë indeksin të kaloj në vlera mesatare apo edhe të dobëta.

Nën kushte të kthjellimeve nivelet e rrezikut nga rrezet ultravjollce mbeten të larta dhe shumë të larta, ndaj orëve të mesditës rekomandohet t’i ikim ekspozimit më të gjatë ndaj rrezeve të diellit.

4.08 – Kryesisht me diell, më nxehtë.

5.08 – Më nxehtë, kthjellët dhe me diell.

6.08 – Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite me zhvillime të pakta të vransirave lokale.

7.08 – Mbetet nxehtë. Pjesërisht vranët, me mundësi për riga lokale shiu përreth viseve malore.

8.08 – Nxehtë, fillimisht kryesisht me diell. Pasdite pjesërisht vranët, e vonë në mbrëmje në perëndim të vendit mundësi për rrebeshe me bubullima.

Temperaturat në rritje deri në fundjavë, minimalet luhaten ndërmjet 15C e 18C, e maksimalet ndërmjet 31C e 33C, të shtunën lokalisht edhe deri në 35C.

Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja, të lehta dhe mesatare 4-10m/s.

Shtypja atmosferike fillimisht e lartë, më pas në rënie përreth vlerave normale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *