Dëshmorët, heronjët dhe gjithë luftëtarët e UÇK-së , janë shembull i mbrojtjes së vlerave kombëtare

Kryetari i NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren, Zafir Berisha, njëherit Zëvendësministër i Punëve të Brendshme, së bashku me Zëvendëskryeministren e Republikës së Kosovës, Albulena Balaj – Halimaj, dhe një pjesë nga Kryesia e Degës, për nder të ditës së Veteranit, vizituan Organizatën e Veteranëve të UÇK-së në Prizren.

Gjatë kësaj vizite Kryetari i Degës, Zafir Berisha, tha se dita e veteranëve të UÇK-së është ndër datat më të rëndësishme të historisë së popullit të Kosovës për Liri dhe Pavarësi.

Dëshmorët, heronjët dhe gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë shembull i mbrojtjes së vlerave kombëtare, ata janë vetë liria e Kosovës, përfundoi Kryetari Berisha.

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte shpresa e fundit e popullit shqiptar për liri dhe pavarësi, andaj në këtë datë kujtojmë sakrificën ndër breza të e mijërave ushtarëve të UÇK-së, që me luftën dhe përpjekjen e tyre e sollën lirinë e Kosovës, tha në takim Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Albulena Balaj – Halimaj.

Në emër të Veteranëve të Luftës së UÇK-sē, Burim Shala, falënderoi për vizitë Kryetarin Berisha dhe bashkëpunëtorët e tij, dhe njëkohësisht i dëshiroi suksese në rrugtimin e tyre, poashtu z.Shala uroi gjithë Veteranët e UÇK-së për nder të ditës së veteranit.

Urime Dita e Veteranit, të gjithë veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *