Dështoi mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prizrenit ku do të votohej buxheti
Në mbledhjen sotme mungoi opozita prandaj kryesuesi e ndërpreu mbeldhjen.
Në mungesë të Kuroumit nuk u shyrtuan pikat e rendit të ditës…
1. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-buxhetit të Komunës së Prizrenit për vitin 2022, si dhe parashikimi për vitet 2023 dhe 2024;
2. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për anulimin e vendimit Nr. 01/011-3257 të datës 30 prill 2009, për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të planit detal urbanistik të lagjes “Jaglenica” në Prizren.
3. Shqyrtimi dhe miratimi propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit Nr. 001/011-141370 të datës 09 shtator 2021, për rialokimin e mjeteve të pashpenzuara nga investimet kapitale, nga Granti Qeveritar dhe të hyrat vetanake për vitin 2021;
Me 17 tetor do të mbahen zgjedhjet lokale, dhe pritet që përbëreja e re e Kuvendit t’I miratojë këto pika.