Dhjetë persona në Suharekë bëhen llom, gjuajnë edhe me armë zjarri

Tre persona në Suharekë kanë pësuar lëndime trupore pasi dyshohet se janë sulmuar fizikisht nga shtatë të tjerë.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në fshatin Budakovë të Suharekës, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Policia ka njoftuar se në vendngjarje ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri.

“Tri viktima meshkuj kosovar (në rrethana ende të pasqaruara) kanë pësuar lëndime, pasi që dyshohet se të njëjti janë sulmuar fizikisht nga shtatë (7) persona dhe po ashtu dyshohet se, dikush nga të dyshuarit kishte shtënë me armë zjarri në ajër. Viktimat pas tretmanit mjekësor në QKMF-Suharekë janë liruar”, ka njoftuar policia.

Po ashtu, është bërë e ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur fishekë dhe një gëzhojë.

Nga një i dyshuar është konfiskuar një pistoletë me dy karikatorë dhe tetë fishekë.

“Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë cal. 9mm dhe një fishekë. Po ashtu policia ka arrestuar pesë persona të dyshuar meshkuj kosovar. Nga njëri i dyshuar është konfiskuar një pistoletë me dy karikator dhe tetë fishekë cal. 9mm. Me vendim të prokurorit një nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, bëhet e ditur në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *