Diell e vranësira sot, temperaturat deri në 26 gradë

Vranësira kalojnë përgjatë ditës së enjtë mbi vend, që vende-vende edhe mund të sjellin kushte për reshje lokale shiu të shoqëruara edhe me ndonjë bubullimë, kryesisht përreth zonave malore.

Ditën nuk do të mungojnë edhe intervale me diell. Temperaturat minimale zbresin në 11C deri 14C, e ato maksimale, lehtazi në rënie dhe luhaten ndërmjet 23C e 26C, njofton Prishtina Weather.

Më shumë vranësira shfaqen edhe ditën e premtë, megjithëse nuk mungojnë intervalet me diell.

Temperaturat zbresin në 21C deri 22C. Nga fundjava dhe ditën e hënë parashihet të mbajë mot stabil, kryesisht me diell e kthjellime, ndërsa temperaturat shënojnë rritje deri në 25C e 27C.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *