Djali i dehur në Prizren rrah nënën dhe gruan, arrestohet nga Policia
Konsumimi i alkoolit shpesh herë bën që personat nën ndikimin e tij të bëjnë veprime të pakontrolluara, duke shkaktuar kështu telashe në familje e shoqëri.
Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:30 në rrugën e ‘Tivarit’ në Prizren, ku një 35-vjeçar dyshohet se në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht nënën dhe bashkëshorten e tij.
Si pasojë e dhunës, ato kanë marrë lëndime trupore, për çka edhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spital.
Rasti është denoncuar në Policinë e Kosovës, me ç’rast një patrullë ka dalë në vendin e ngjarjes ku kanë arrestuar personin e dyshuar.
Pasi u shoqërua në stacion për intervistim, ndaj tij është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’ dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.