Kapen për flokësh dy gra në Prizren, e bëjnë njëra-tjetrën për spital

Dy gra kanë përfunduar në Spitalin Rajonal në Prizren si pasojë e lëndimeve që morën pasi u përfshinë në një përleshje fizike.

Mësohet se gjithë ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të ulëta, ku pas një mosmarrëveshjeje 54-vjeçarja dhe 39-vjeçarja e kanë goditur njëra-tjetrën me grushte dhe janë kapur për flokësh.

Ndërkohë rasti është denoncuar edhe në Polici, me ç’rast njësitet policore kanë intervistuar dy të dyshuarat.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tyre është iniciuar rasti ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *