Djali në Prizren denoncon babain e tij, thotë se sa herë dehet ia fyen nënën

Për shkak të konsumimit të tepruar të pijeve alkoolike, shpesh lindin probleme edhe brenda familjeve. Një rast i tillë raportohet të ketë ndodhur mbrëmë në një familje në Prizren.

Mwsohet se rastin në Polici e ka denoncuar djali i familjes, i cili ka thënë se babai i tij sa herë konsumin alkool shkakton telashe në shtëpi fyen nënën e tij, respektivisht bashkëshorten e të dyshuarit.

Njësitet policore kanë shoqëruar në stacion policor 54-vjeçarin, por ka qenë i pamundur intervistimi i tij për shkak të gjendjes së tij të dehur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *