Djaloshi nga Prizreni që po shkatërron gjithëçka para vetes-Gjoni Palokaj synon majat e luftës në kafaz
Gjoni Palokaj, lindur në Hannover, rme prejardhje nga Velezha e Prizrenit te premten synon një tjetër titull në garen MMA, përkatësishtë synon të marrë rripin e dytë të skenës MMA në Gjermani.
Me titull ’We love MMA60”, zhvillohet meqi në Barclaycard Arena në Hamburg. Për këtë ngjarje premierë, e njohur si : ’Liga Premierë e Gjermanisë’, po përgatiten takime dhe lufta të mëdha.
Vëmendje këtyre meqeve e në veqanti, interesim ka zgjuar meqi ndërmjet Gjoni Palokaj (Fightscholl Hannover) dhe Sulltan Hussain (Gladiators MMA Duisburg), që do të luftojnë për titullin e lakmuar në peshën pupla deri në 66 kg.
Palokaj, që është me prejardhje nga (Prizreni, fshati Velezhë) konsiderohet nga talentët më të mirë në këtë kategori (në peshën pupla).
Pas titullit të tij në RESPECT.FC ai tani synon edhe rripin e dytë të skenës MMA në Gjermani.
Lidhur me meqin e tij që ka zgjuar interesim, shkruan edhe BILD (gazeta më e madhe gjermane) që do të transmetojë ngjarjen nga ora 22.00 me datë 29.10.2022.
Gjoni ,siq shihet edhe në foto në çdo fitore kremton me flamurin kombëtarë, duke mos harruar asnjëherë prejardhjen.
‘Prizreni Sot’, i uron suksese Gjonit !