Arrestohen dy persona në Prizren pasi u rrahën derisa ishin duke prerë dru

Dy persona janë arrestuar dje në fshatin Velezhë të Prizrenit, pasi ishin rrahur ndërmjet vete pas një mosmarrëveshje derisa ishin duke prerë dru.

Sipas Policisë, njërit prej tyre i janë sekuestruar një pistoletë me 5 fishekë.

Pas trajtimit mjekësor të të dyshuarit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë:

LËNDIM I LEHTË TRUPOR /ARMËMBAJTJE PA LEJE

Fsh. Velezhë, Prizren 08.10.2022 – 13:00. Dy meshkuj kosovar janë arrestuar për shkak se ishin rrahur ndërmjet vete pas një mosmarrëveshje derisa ishin duke prerë dru. Nga njëri prej të dyshuarve është sekuestruar një pistoletë me 5 fishekë. Pas trajtimit mjekësor të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *