Djegia e shtëpisë së vjetër në lagjen ” Jeni Mahallë”, arrestohet një 46 vjeçar

Mbrëmë  në rrugën “Reshat Karjagdiu” në Prizren, rreth orës 23:00, ka shpërthyer zjarr në një shtëpi, dhe në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit, të cilët kanë arritur që ta shuajnë zjarrin.

Lidhur me rastin, Policia  është informuar nga familjarët, njofton zëdhënësi i DRP, Shaban Osmanollaj. Sipas Policisë,  i dyshuar lidhur me këtë rast është një anëtar i familjes i moshës 46 vjeçare, i cili dyshohet që ia ka vënë zjarrin shtëpisë në mënyrë të qëllimshme, por sipas familjes ai dyshohet të jetë me të meta mendore dhe në momentin kririk ka qenë në gjendje të dehur, theksoi ai.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje prej 48 orësh, njoftoi zëdhënësi Osmanollaj.

 Lidhur me dëmet e shkaktuara nga zjarri, tashmë janë duke u marrë organet tjera kompetente në Prizren, tha në fund zëdhënësi Osmanollaj.

Ndryshe, përveç zjarrëfikësve, në shuarjen e zjarrit mbrëmë janë angazhuar edhe disa qytetarë./TV Prizreni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *