Dogana nis hetimet ndaj zyrtarit të saj që u pa duke vozitur me shpejtësi të madhe

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka hapur procedurat hetimore për tejkalim të shpejtësisë ndaj një zyrtari të saj, i cili u pa në një video të publikuar në media, duke vozitur me shpejtësi të madhe.

Dogana u ka bërë thirrje qytetarëve që të lajmërojnë të gjitha rastet kur shohin keqpërdorime.

“Prishtinë  18 qershor 2021 pas publikimit të një video, ku shihet një automjet i doganës me shpejtësi të madhe, dogana ka hapur hetimet e brendshme për zyrtarin  e dyshuar.

Dogana ju bën thirrje qytetarëve që të lajmërojnë të gjitha raste ku shohin keqpërdorime ashtu që me ndihmën tuaj të mos lejohet asnjë keqpërdorim potencial”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *