Doktori kosovar që po i bën krenar të gjithë, nga 28 nëntori do jetë drejtor në kompaninë AstraZeneca

Shehu, nga një i mbijetuar i gjenocidit serb, në një student të shkëlqyer të mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, pas punës klinike si mjek në Kosovë, u pranua për të vazhduar studimet postdiplomatike në shkencat mjekësore në Universitetin e James Doktori kosovar Arbër Shehu, nga data 28 nëntori do të jetë drejtor për fushën e Onkologjisë në kompaninë farmaceutike dhe bioteknologjike britaniko-suedeze, AstraZeneca.

Doktori, ka qenë i ftuar në emisionin “Oxygen” në Klan Kosova tregoi se ishte vetë kompania ajo që i ka shprehur interesimin për shërbimet e tij.

“Njëra prej tyre ka qenë si drejtor në AstraZeneca për Onkologji, për marrëdhënie mjekësore. Ka qenë një periudhë e gjatë e rekrutimit, mirëpo prej 28 nëntorit i kam thënë se do të jem drejtor në AstraZeneca për Onkologji”, është shprehur Shehu, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ai tregoi edhe për atë se vendimet e tij i merr në bazë të intuitës.

“Ajo ndoshta si rezultat që dikush lexon, dikush ka eksperienca, dikush jetësore, dikush e ka babain që i tregon, unë s’e kam pasur fatin ta kem por unë e kam pasur fatin t’i kem dajallarët në Amerikë dhe prej fillimit ata kanë qenë baza që ma kanë dhënë atë shijen e Amerikës”, është shprehur Shehu.

E kompania AstraZeneca është njëra nga kompanitë farmaceutike që e ka prodhuar njërën nga vaksinat më të suksesshme në botë kundër virusit COVID-19.

AstraZeneca është një kompani farmaceutike dhe bioteknologjike britaniko-suedeze me selinë e saj në Kampusin Biomjekësor të Kembrixhit, në Kembrixh, Angli.

Pak për mjekun Arbër Shehu nga Kosova.

Madisonit, në shtetin e Virginias të ShBA-së.

Pas diplomimit, ai siguroi një pozicion në Universitetin e Johns Hopkins, fakultetin e mjekësisë, në departamentin e sëmundjeve mushkërore dhe kujdesit intensiv, duke menaxhuar dhe koordinuar një laborator të ri të kërkimeve shkencore që u krijua për të kryer hulumtime që u ofron informacion praktikave më të mira mjekëve që trajtojnë COVID-19.

Kompania farmaceutike ku tani Doktor Shehu është drejtues, ka qenë e përfshirë në zhvillimin e vaksinës kundër coronavirusit, Oxford-AstraZeneca.

Kujtojmë që Arbër Shehu është nga Krusha e Vogël, komuna e Rahovecit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *