Donald Trump i humbi zgjedhjet, tani mund ta humbasë edhe gruan
Donald Trump e humbi mundësinë që ta fitojë edhe një mandat si president i SHBA-së. Tash, ai mund ta humbasë dhe gruan.
Melania Trump shpërtheu në lot në vitin 2016, kur bashkëshorti i saj u zgjodh president i shtetit më të fuqishëm në botë. Një prej miqve të saj që tregonte se “Ajo nuk e priste që Donald të fitonte”.
Melania qëndroi më shumë se 5 muaj për t’u zhvendosur nga Nju Jorku në Uashington me justifikimin se djali i tyre, Barron duhej ta përfundonte vitin shkollor.
Por ish-ndihmësja e saj, Stephanie Wolkoff tregon se Melania po negocionte një marrëveshje post-martesore për t’ia krijuar mundësinë Barron që të përfitonte një pjesë nga pasuria e Trumpit. Wolkoff gjithashtu shprehet se Melania dhe Donald qëndronin në dhoma të ndara në Shtëpinë e Bardhë.
Një tjetër ndihmëse e saj, Omarosa Manigault Newman, thotë se martesa 15 vjeçare mes çiftit kishte mbërritur në fund dhe se Melania ishte duke numëruar çdo minutë që të divorcohej pasi Trump të largohej nga detyra.
“Nëse Melania do të përpiqej ta linte ndërsa ai ishte në detyrë, Donald do ta gjente një mënyrë për ta ndëshkuar atë”, shkruan Newman.