Drejtoria e inspektorateve me 31 maj organizon inspektime të respektimit të ligjit te duhanit

Drejtoria e Inspektorateve njofton që më 31 maj (e hënë) me rastin e Ditës Botërore Kundër Duhanit do të organizojë inspektime në kuadër të respektimit të Ligjit 04/L-156, për Kontrollin e Duhanit dhe udhëzimit administrativ 09/2015 për mjediset pa tym duhani dhe vendosjen e shenjave për ndalimin e pirjes së duhanit në hapësirat e mbyllura.

DI thekson se ky aktivitet ka për qëllim sensibilizimin e bizneseve dhe qytetarëve për respektimin e ligjeve dhe udhëzimeve administrative në fuqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *