Drejtoria e Mirëqenies Sociale në Prizren bënë thirrje publike për subvencionimin e OJQ-ve që ofrojnë shërbime me karakter social

Komuna e Prizrenit, përkatësisht Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka ftuar të gjitha OJQ-të e fushave sociale, që të aplikojnë për financim dhe për implementim të projekteve të tyre. Këto projektet duhet të jenë në përputhje me politikat programore të fushave sociale, të cilat janë:

-Shërbime mbështetëse dhe këshilluese për të gjitha kategoritë e personave me aftësi të kufizuara si dhe trajnimi i stafit i cili i trajton këto kategori. Ofrimi i shërbimeve në fizioterapi dhe aktivitete zhvillimore për personat me sëmundje mendore,
-Shërbime ditore, mbështetëse dhe pjesëmarrja në aktivitete të ndryshme rekreative për pensionistët dhe personat e moshuar;

-Aftësimi i Personave me Aftësi të Kufizuara për treg të punës;
-Integrimi i grupeve të caktuara sociale;
-Shërbime mbështetëse dhe trajtime psiko-sociale për fëmijët e të gjitha kategorive, gratë viktima të dhunës në familje dhe abuzime të ndryshme si dhe mbështetja e grave për pavarësimin e tyre (nënat vetushqyese);
-Ofrimi i shërbimeve psiko-sociale për fëmijët me nevoja të veçanta, për qasjen e tyre më të lehtë në marrjen e të gjitha shërbimeve të nevojshme;

-Ofrimi i shërbimeve esenciale për veprim të menjëhershëm, për të gjitha kategoritë në nevojë;
-Promovimi i shërbimeve sociale dhe familjare.
Afati i thirrjes është 15 ditë pune, nga data e hapjes së thirrjes nga 06.07.2022 deri më 26.07. 2022 në orën 15:00. Aplikacioni i dorëzuar brenda periudhës së thirrjes gjithashtu pranohet nëse vula pranuese tregon se është dorëzuar në postë deri në fund të datës së thirrjes, si afati i fundit për dorëzim. Të gjitha aplikacionet e dërguara pas afatit nuk do të merren parasysh.

Vlera monetare e cila do të ndahet këtë vit për të gjitha OJQ-të aplikuese është 40.000 €.
Për detaje të aplikimit klikoni në vegezën vijuese:

https://kk.rks-gov.net/…/Thirrje-per-aplikim-per-OJQ-te…kk.rks-gov.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *