Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, fillon kurset për aftësim për zanate dhe punime dore
Komuna e Prizrenit në një postim në faqen zyrtare të saj, ka njoftuar se Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, përsëri ka filuar me kurset për aftësim për zanate dhe punime dore, kurset do të mbahen në fushat e poshtë shënuara:
1. Dizajne për Veshje (Modë),
2. Mefrushat,
3. Djegje në Dru,
4. Reliev në Letër,
5. Dizajnimi i Bizhuterive
6. Qëndisje në Fjongo.
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë vajzat dhe gratë, nga mosha 18 deri në moshën 45 vjeç.
Të gjithë aplikuesit/et kanë të drejtë të jenë pjësëmarrës/e vetëm në një lloj të kursit.
Aplikimet për këto kurse do të pranohen në zyrat e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik pranë Komunës së Prizrenit nga data 03.03.2022 deri me datën 10.03.2022.