Drejtoria Inspektorateve ka filluar me lirimin e trotuareve dhe hapësirave publike në Komunën e Prizrenit

Drejtoria Inspektorateve ka filluar me lirimin e trotuareve dhe hapësirave publike në Komunën e Prizrenit. Aksioni i sotëm i inspektorëve ka qenë në lagjen Bazhdërhane, përball Qendrës Sportive “Sezai Surroi”.

Shitësit ambulantiv janë zhvendosur nga trotuarët dhe janë vendosur brenda hapësirës së lirë përballë Qendrës Sportive, që për momentin po përdoret si hapësirë tregu, deri në momentin e ndërtimit të një hapësire adekuate për ta. Ky veprim është në mbrojtje të shëndetit publik të qytetarëve tanë, ofron më shumë siguri në higjienën e ushqimeve që shiten nga shitësit ambulantiv dhe në funksion të lirimit të hapësirave për lëvizje të lirë në trotuare dhe në rrugë.

Komuna e Prizrenit shumë shpejtë do të sigurojë hapësira të veçanta për shitësit ambulantiv, duke ndërtuar tregje në shërbim të tyre dhe konsumatorëve!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *