Driton Daqi: Duke besuar në përgatitjen profesionale, përvojën, dhe angazhimin tim, si kuvendar i ardhshëm synoj që të jem zëri i propozimit të projekteve tuaja
Driton Daqi është kandidatë e PDK-së për Kuvendin Komuanl, me numër 17. “Duke besuar në përgatitjen profesionale, përvojën, dhe angazhimin tim, përmes përgjegjësisë si kuvendar i ardhshëm synoj që të jem zëri i propozimit të projekteve tuaja dhe së bashku me ju dhe kryetarin e ardhshëm për ti realizuar ato” thotë ai.
Njoftimi i plotë:
Të dashur familjar, miq, shok dhe ju qytetarë të Prizrenit
Në zgjedhjet e 17 Tetorit, do të jem kandidat për Asamble Komunale, në listën e Partisë Demokratike të Kosovës.
Duke besuar në përgatitjen profesionale, përvojën, dhe angazhimin tim, përmes përgjegjësisë si kuvendar i ardhshëm synoj që të jem zëri i propozimit të projekteve tuaja dhe së bashku me ju dhe kryetarin e ardhshëm për ti realizuar ato.
Jam thellësisht i lumtur, e falënderues, për besimin e dhënë nga strukturat e PDK-ës, duke iu garantuar angazhim maksimal, për të arritur qëllimet tona të përbashkëta.
Dua që përmes votës tuaj, të jemi zëri i juaj në Kuvendin Komunal të Prizrenit, në krye me kryetarin e ardhshëm z. Shaqir Totaj, duke ia kthyer qytetarëve të Prizrenit, dinjitetin e perspektivën të cilat po i mungojnë tash e katër vite.
Shpresoj dhe besoj se do ta gjej mbështetjen tuaj në këtë rrugëtim.
Numri im do jetë #17 në listën e PDK-s 👍🤟
Me respekt: Driton Daqi