Driton Daqi: Duke besuar në përgatitjen profesionale, përvojën, dhe angazhimin tim, si kuvendar i ardhshëm synoj që të jem zëri i propozimit të projekteve tuaja

Driton Daqi është kandidatë e PDK-së për Kuvendin Komuanl, me numër 17. “Duke besuar në përgatitjen profesionale, përvojën, dhe angazhimin tim, përmes përgjegjësisë si kuvendar i ardhshëm  synoj që  të jem zëri i propozimit të projekteve tuaja dhe së bashku me ju dhe kryetarin e ardhshëm  për ti realizuar ato” thotë ai.

Njoftimi i plotë:

Të dashur familjar, miq, shok  dhe  ju qytetarë të Prizrenit

Në zgjedhjet e 17  Tetorit, do të   jem kandidat për Asamble Komunale, në listën e Partisë Demokratike të Kosovës.

Duke besuar në përgatitjen profesionale, përvojën, dhe angazhimin tim, përmes përgjegjësisë si kuvendar i ardhshëm  synoj që  të jem zëri i propozimit të projekteve tuaja dhe së bashku me ju dhe kryetarin e ardhshëm  për ti realizuar ato.

Jam thellësisht i lumtur, e falënderues, për besimin e dhënë nga strukturat e PDK-ës, duke iu garantuar angazhim maksimal, për të arritur qëllimet  tona të përbashkëta.

Dua që përmes votës tuaj, të jemi zëri i juaj në Kuvendin Komunal të Prizrenit, në krye me kryetarin e ardhshëm z. Shaqir Totaj, duke ia kthyer qytetarëve  të Prizrenit, dinjitetin e perspektivën të cilat po i mungojnë tash e  katër vite.

Shpresoj dhe besoj se do ta gjej mbështetjen tuaj në këtë rrugëtim.

Numri im do jetë #17 në listën e PDK-s 👍🤟

Me respekt: Driton Daqi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *