Duke frenuar lëndoi rëndë pasagjerin e dehur që ishte në pjesën e përparme të veturës, arrestohet shoferi 22-vjeçar në Prizren

Një 19-vjeçar i dehur në Prizren ka pësuar lëndime trupore pasi derisa ishte në pjesën e përparme të një veture, shoferi V.K kishte frenuar dhe kështu 19-vjeçari ka rënë nga pjesa e përparme e veturës duke pësuar lëndime trupore.

Viktima ka kërkuar tretman mjekësor dhe është dërguar me autoambulancë në QKUK në Prishtinë për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

I dyshuari V.K, 22-vjeçar është arrestuar nga Policia e Prizrenit.

“Sipas dëshmitarëve, rasti kishte ndodhur kur viktima kishte dalë nga një lokal në gjendje të dehur i cili më pas është rrëzuar. Sektori i hetimeve në Prizren duke punuar me profesionalizëm duke bërë vëzhgimin e kamerave, kanë arritur që përmes rrugëve operative-hetimore të bëjë identifikimin, e më pas arrestimin e të dyshuarit V. K.(viti i lindjes 1999),. I dyshuari ka qenë duke drejtuar një veturë në kohën kur viktima A G .(viti i lindjes 2002) ka qenë në veturë, në pjesën e përparme, me ç’ rast i dyshuari V K ka frenuar veturën dhe viktima ka rënë nga pjesa e përparme e veturës në tokë, ku edhe ka pësuar lëndime trupore”, thuhet në komunikatën e PK-së.

Me vendim të prokurorit të shtetit , i dyshuari ndalet në qendrën e ndalimit për 48 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *