Dy të arrestuar në Kalanë e Prizrenit për posedim të substancave narkotike

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në orët e para të mëngjesit të së dielës në Kalanë e Prizrenit, nën dyshimin për posedim të substancave narkotike.

Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:45, kur gjatë kontrollit ndaj të dyshuarve, njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar disa lloje të substancave të dyshuara narkotike.

Sipas njoftimit të policisë, janë sekuestruar:

Një qese najloni me substancë të dyshuar ekstazi, me peshë 0.34 gramë;
Një cigare e mbushur me marihuanë, me peshë 0.58 gramë;
Një qese najloni me marihuanë, me peshë 3.65 gramë.

“Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt,” thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *