Suharekë: 37-vjeçari e dëbon familjen nga shtëpia

Mbrëmë policia në Suharekë kishte pranuar një informatë se në fshatin Maqitevë, Komuna e Suharekës personi mashkull/ kosovar (viti i lindjes 1984), i ka dëbuar anëtarët e familjes nga shtëpia dhe nuk i ka lejuar të hyjnë brenda.

Zyrtarët policor janë dal në vendin e ngjarjes dhe sipas njoftimit të policisë, i dyshuari ka qenë në gjendje të dehur, përderisa në dhomën e gjumit në shtëpinë e tij janë gjetur (65) fishekë të kalibrit 7.62mm.

Në lidhje me këtë rast është njoftuar edhe Prokurori për Krimeve të rënda, dhe me urdhër të tij është bastisur shtëpia e të dyshuarit, ku në një objekt përcjellës të shtëpisë së të dyshuarit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale edhe: një armë të zjarrit (kallashnikov AK-47), dhe një karikator me (17) fishek të kalibrit 7.62 mm.

Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit ndalet për 48 orë për procedura të mëtejme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *