Dy të dehur rrihen në Prizren, i shkaktojnë lëndime njëri-tjetrit

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë rrahur në mes veti në Prizren.

Sipas policisë, ata në momentin e ngjarjes kanë qenë në gjendje të dehur.

Të dyshuarve u është ofruar tretman mjekësor.

“Rr. Sylejman Vokshi, Prizren 30.06.2023 – 02:00. Njësitet policore pas pranimit të informatës për një rast rrahje kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur dy të dyshuar meshkuj kosovarë në gjendje të dehur, të cilët ishin rrahur në mes veti, duke i shkaktuar lëndime njëri-tjetrit. Të dyshuarve u është ofruar tretman mjekësor. Në konsultim me prokurorin të dyshuarit, pas këndelljes lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *