Dy të lënduar në aksidentin në autostradën Prishtinë-Prizren, policia jep detaje

Dy persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti në autostradën Prizren-Prishtinë.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë se në aksident janë përfshirë dy automjete, një kamionetë dhe një veturë.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:30 të mëngjesit.

“Sot, më 20.02.2024, rreth orës 08:30, në autostradë drejtimi Prizren-Prishtinë km i 48-të, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy automjete (një kamionetë dhe një veturë). Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Të lënduarit, janë duke u dërguar për tretman mjekësor. Për info tjera shtesë ju informojmë me kohë”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *