Dyshohet për aksident me vdekje në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një person dyshohet se ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Sot, rreth orës 11:25 në autostradën “Ibrahim Rugova”, në kilometrin e 10-të është raportuar se ka ndodhur një aksident trafiku- vet aksident, ku si pasojë dyshohet se një person ka humbur jetën kurse një person tjetër ka pësuar lëndime trupore. Njësitet relevante policore i janë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore”, tha Kelani.

Tutje ai tha se Policia e Kosovës, njëkohësisht “Apelon” te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar, të respektojnë rregullat në trafik dhe të ju përshtaten kushteve të rrugës dhe atyre atmosferike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *