Dyshohet se i dha ryshfet zyrtarit policor në Vërmicë
Një shtetas i Shqipërisë në pikën kufitare në Vërmicë në dokumentet e kamionit kishte vendosur para dhe ia kishe dhënë zyrtarit policor në kabinën e kontrollit.
Lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori dhe me urdhër të tij të dyshuarit është sekuestruar dokumenti personal dhe pas procedurave është liruar.
“DHËNIE E RYSHFETIT | SPK. Vërmicë 12.12.2022 – 22:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë në vendkalimin kufitar në dokumentet e kamionit me të cilin kishte qenë duke udhëtuar kishte vendosur para dhe ia kishte dhënë zyrtarit policor në kabinën e kontrollit për procedura të kalimit kufitar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin, me urdhërin e prokurorit të dyshuarit i është sekuestruar dokumenti personal dhe pas procedurave është liruar”, thuhet në raport.