Në mëngjes ftohtë, gjatë ditës do të ketë intervale me diell

Të martën nuk parashihen të reshura. Mëngjesi me ngrica, e gjatë ditës do të ketë edhe intervale me diell. Temperaturat minimale zbresin në -2C e -4C, e ato maksimale arrinë deri në 3C e 5C.

Mot i ndryshueshëm vazhdon në ditët e ardhshme, me vransira, intervale me diell, por edhe reshje shiu. Temperaturat në rritje, deri të premten edhe deri në 13C e 14C.

Sipas trendeve të fundit stinore, të përllogaritura në fillim të muajit, stina e dimrit nuk do të jetë shumë e ftohtë nga vendi ynë. Patjetër, periudha të ftohta me borë do të ketë, por që nuk mund të zgjasin gjatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *