Dyshohet se nuk përfilli urdhrat e Policisë, arrestohet qytetari në Prizren
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren pasi i njëjti dyshohet se nuk kishte përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë derisa po merreshin me disa parkingje të parregullta.
Sipas Policisë i njëjti kishte rezistuar të prezantonte dokumentet si dhe kishte fyer zyrtarët policorë.
Gjatë arrestimit i dyshuari kishte shfaqur rezistencë duke lënduar dy zyrtarët policorë.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar.