Dyshohet se shtatë persona u helmuan me ushqim, mbyllet një lokal në Prizren
Shtatë persona dyshohet se janë helmuar me ushqim në një lokal në Prizren, për të cilin rast policia ka filluar hetimet.
Sipas raportit të PK-së, rasti ka ndodhur mëngjesin e së enjtes, ndërkaq, të shtatë personat janë dërguar në Spitalin e Prizrenit për trajtim.
Lokali ndërkaq është mbyllur nga inspektorët sanitar.
“Prizren, 16.12.2021 – 09:30. Raportohet se shtatë persona dyshohet se janë helmuar me ushqim, Njësitë relevante policore, një ekipe e ndihmës së shpejtë dhe inspektorët sanitarë kanë dal në vendin e ngjarjes. Personat e helmuar janë dërguar në spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor, ndërsa lokali ku janë shërbyer me ushqim është mbyllur nga inspektorët sanitar. Rasti vazhdon të hetohet”, raporton Policia e Kosovës.