Duda Balje arsyetohet që s’e përkrahu dhënien e Trustit në Komision: Shihemi në Parlament

Deputetja e Kuvendit, Duda Balje, ka thënë se vota e saj kundër në Komisionin për Buxhet dhe Transfere për propozimin e tërheqjes së mjeteve nga Trusti ka qenë votë në emër të Grupit Parlamentar Multietnik.

Balje ka shkruar në Facebook se nuk ka pasur të drejtë të votojë në emrin e saj, por këtë do ta bëjë kur të vijë Projektligji në Kuvend .

“Të nderuar qytetarë të Kosovës, vota ime sot në Komisionin për Buxhet dhe Transfere është vota e Grupit Parlamentar Multietnik, nuk kemi qenë kundër, në raport me votat 4 me 4 vendimi ka qenë abstenim. Shihemi për votat në Parlament në momentin e votimit, ku çdo deputet do të votojë në emrin e tij personal! Ps. Nuk kisha të drejtë të votoja në emrin tim sot”, ka shkruar Balje.

Pesë deputetë të pozitës votuan kundër, ndërkaq pesë të opozitës votuan pro, deputetja Balje abstenoi dhe u pamundësua kalimi i propozimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *