“E du Prizrenin”, Totaj me fushatë për provimin e trashëgimisë kulturore të këtij qyteti

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka lansuar një fushatë për promovimin e aseteve të trashëgimisë kulturore të qytetit. E titulluar “E du Prizrenin”, fushata synon ta promovojë qytetin dhe trashëgiminë e tij në sytë e vizitorëve dhe turistëve të huaj.

“Bëhuni gati për të nisur një udhëtim nëpër kohë teksa e nisim fushatën e promovimit të Trashëgimisë Kulturore të qytetit!” ka shkruar Totaj.

“Qyteti ynë është i zhytur në histori, art dhe tradita që kanë formësuar atë që jemi sot. Bashkohuni me ne për ta promovuar trashëgiminë tonë të pasur kulturore dhe potencialin e tanishëm të zhvillimit të një qyteti që bashkëjeton me të kaluarën dhe të ardhmen! E du Prizrenin është slogani i kësaj fushate që si qëllim ka promovimin e qytetit tonë në sytë e vizitorëve”, ka shkruar ai.

Kjo fushatë mbështetet nga Komuna e Prizrenit dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë (UNDP), dhe ka për qëllim të nxitë vizitorët të postojnë më shumë në rrjetet sociale për asetet historike duke i vizituar ato.

Ata duhet të kyçen përmes faqes www.eduprizrenin.com ku do të mësojnë më shumë për historikun e aseteve të çmuara të Prizrenit, si dhe në lokacionet historike ku do të kyçen përmes QR code të vendosur në tabelat informuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *