E goditi gruan në qafë dhe e kafshoi në shpinë në prani të fëmijëve, merret vendimi për prizrenasin
Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, ndaj A.G. i cili dyshohet se i ka shkaktuar lëndime trupore bashkëshortes.
Rasti ka ndodhur më 26 gusht në Prizren, ku A.G. dyshohet se pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten duke e goditur në qafë dhe kafshuar në shpinë.
“Me datë 26 gusht, në orët e mbrëmjes, në shtëpinë e përbashkët familjare i pandehuri A.G., i shkakton lëndim të lehtë trupor të dëmtuarës – bashkëshortes së tij, për shkak të një mosmarrëveshje të vazhdueshme, duke e sulmuar fizikisht me duar duke e goditur në qafë dhe kafshuar në shpinë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Po ashtu, është bërë e ditur se rasti dyshohet të ketë ndodhur në prani të fëmijëve të çiftit.
Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë mënyrën dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, ku i pandehuri veprën penale dyshohet se e ka kryer në shtëpinë e përbashkët familjare edhe në prani të fëmijëve, si dhe duke marrë parasysh rrezikshmërinë shoqërore të veprës penale, dhe faktin që viktimat e dhunës në familje mbrohen edhe me Ligjin për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, andaj caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm”, thuhet në njoftim.