E konfirmon ZRrE-ja: Tarifat e reja llogariten nga 9 shkurti
Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu ka konfirmuar se tarifat e reja të energjisë elektrike për personat që shpenzojnë më shumë se 800 kWh energji elektrike në muaj kanë hyrë në fuqi më 9 shkurt të këtij viti.
Duke folur mbi kërkesën e KESCO-s që këto tarifa të aplikohen nga 1 marsi i këtij viti, Fejzullazhu tha se është detyrë e kësaj kompanie që ta implementojë vendimin sipas ZRrE-së.
“Ne e kemi thënë edhe në mbledhje por e kemi thënë edhe në takimet që kemi pasur me ta që vendimi hyn në fuqi më 9 shkurt. Është obligim i KESCO-s që ta impletojë atë vendim sipas vendimit të ZRrE-së”, ka thënë ai.
Fejzullahu këtë deklaratë e dha në një konferencë për media pas mbledhjes së bordit të ZRrE-së.