E mitura dhunohet në hotel në Prizren, arrestohet një burrë
Një e mitur dyshohet të jetë dhunuar në një hotel të Prizrenit.
Policia raporton se personi i cili dyshohet të ketë kryer veprën penale është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se në një hotel ka dhunuar viktimën femër kosovare e mitur”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Ndërkaq, e mitura me vendim të prokurorit është dërguar në ekzaminim gjinekologjik.