Ndalohen garat ilegale të automobilave në Prizren, identifikohen disa pjesëmarrës dhe gjobiten

Me datë 11.04.2023, ndërrimi i pasdites së Njësisë së Trafikut Rajonal në Prizren në asistim edhe nga patrulla e Stacionit Policor Prizren- Veri  kanë punuar në planin operativ ‘Parandalimi i Garave të Shpejtësisë”, plan operative i cili  është në zbatim në nivel vendi.

Gjatë patrullimit  afër rreth rrotullimit të autostradës te dalja në Prizren-Veri, te një  pompë e derivateve  policia  ka has një numër të automjeteve duke bërë ngasje të rrezikshme (drifte), Patrullat policore  kanë reaguar duke shqiptuar gjoba për kundërvajtjet në komunikacion.

Patrullat  nga vendi i ngjarjes kanë raportuar bazën  për reagimin e tyre në mënyrë që të informohet edhe njësia e autostradës në rast se ndonjë prej automjeteve kyçet në autostradë për të bërë gara shpejtësie.

Vlen të ceket se ky është një koordinim i mirë mes dy stacioneve policore dhe një punë shumë e mirë e intervenimit të ekipeve të patrullave në parandalimin e garave të shpejtësisë dhe ngasjes së rrezikshme, dukuri që rrezikon jetën e pjesëmarrësve në komunikacion edhe jetën e vetë pjesëmarrësve në këto gara.

Policia edhe në vazhdim do të vazhdoj të parandaloj këto aktivitet të rrezikshme dhe  të gjithë kundërvajtësit do të gjobiten pa përjashtim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *