E mitura në Prizren, dhunohet seksualisht
Një person është shoqëruar në polici nën dyshimin se i njëjti ka keqpërdorur seksualisht një të mitur.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të premten, në Prizren.
Tutje në raport, thuhet se me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
“I dyshuari mashkull kosovar është shoqëruar në polici nën dyshimin se i njëjti ka keqpërdorur seksualisht viktimën femër kosovare (të mitur). Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raport