Kurti pas takimit me Osmanin, kërkon që zgjedhjet të mbahen sa më shpejtë

Ish-kryeministri Albin Kurti ka folur para mediave pas takimit me u.d e presidentit, Vjosa Osmanin.

Kurti ka thënë se kanë folur për datën e zgjedhjeve të reja.

“Si kryetar i LVV-së, ju përgjgija pozitivisht ftesës së u.d të presidentit Vjsoa Osamni për një këshillim paraprak lidhur me zgjedhjet e reja të parakohshme të cilat janë përvec se të domosdoshme edhe të pashmangshme pas njoftimit për aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë ai.

“Ne shprehëm interesim si subjekt politik që zgjedhjet e ardhshme të parakokshme të kemi një datë që në harkun kohor të jenë sa më të hershme. Na duhen që të marrim aktgjykimin e plotë dhe varet nga data kur na vie ai aktgjykim si palë që jemi në këtë cështje, por nuk e ka edhe përgjigjen e plotë që të jetë aktgjykim i plotfuqishëm, pas kësaj mund të shpallet data e zgjedhjeve, në një hark të caktuar kohor, si e parasheh Kushtetuta. Data sa më herët e mundshme, jemi të interesuar që të mbahen zgjedhjet. Meqë kemi humbur shumë kohë dhe na nevoitet që të ecim sa më shpejtë”, shton Kurti.

“Së pari ne nuk kemi folur për një datë konkrete, kemi shprehur interesim tonë që në harkun kohor të mundshëm të jetë sa më e hershme data, sa më afërt e diela e zgjedhjeve të ardhshme që varet nga dita kur neve na vie aktgjykimi”, ka thënë ai

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *